Flash

Në qendrën më të prekur nga virusi del lojtari i parë pozitiv: Gjimshiti edhe tre ditë në karantinë

Lapsi.al 24 March 2020
Në qendrën më të prekur nga virusi del lojtari i parë

Rasti i parë pozitiv me koronavirus tek Atalanta. E të mendosh se Bergamo është qendra më e prekur nga infektimi, por sic duket lojtarët që kanë luajtur edhe sfidën e dyfishtë me Valencia në Champions League janë treguar të kujdesshëm. Pas testeve të kryera, portieri Marco Sportiello është ai që ka rezultuar pozitiv: "Informohet që autoritetet shëndetësore lokale kanë komunikuar për Klubin pozitiviteti me Covid-19 i futbollistit Marco Sportiello - lexohet në komunikatën zyrtare të klubit bergamask - Marco aktualisht është pa simptoma. Karantina parandaluese, të cilës i ishte nënshtruar Marco e të gjithë të teseruarit e tjerë të skuadrës së parë, do të përfundojë në datën 27-03-2020".

Kështu, të paktën për momentin, cdo gjë shkon mirë për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi vazhdon të jetë në karantinë edhe për tre ditë, përpara se të vazhdojë vetë-izolimin si pjesa tjetër e popullsisë. Atalanta u fut në karantinë, pasi një nga lojtarët e Valencia, Ezequiel Garay, titullar në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions, kundër bergamaskëve, rezultoi pozitiv.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI