Flash

"Cojones" ka kush jeton në 70m2 me tre fëmijë": Reina kalon Koronavirus, "është si të të shtypë një kamion"

Lapsi.al 24 March 2020
"Cojones" ka kush jeton në 70m2 me tre fëmijë":

Është edhe ish-portieri i Liverpool, Napoli e Milan, Pepe Reina, mes futbollistëve që kanë patur të bëjnë direkt me koronavirus. Spanjolli e ka rrëfyer personalisht ngjarjen për Cadena Cope: "Javën e kaluar kam patur simptomat e koronavirus - tregon portieri -, ishin ditë të vështira në të cilat i mora të gjitha masat për të mos infektuar ata që jetojnë pranë meje. Këtu nuk bëhen teste e ky mund të jetë vecse një problem, por tani jam mirë. Është e vështirë, është sikur të më kalonte mbi trup një kamion".

Spanjolli shpjegon akoma: "Ndjek me vëmendje atë që ndodh në Spanjë e Itali, janë momente të vështira e jemi të gjithë të shqetësuar. Ajo që me qëllon më shpesh është të shoh persona që largohen nga jeta pa mundur të kenë mundësinë të përshëndeten për herë të fundit nga familja e tyre. Duhet të respektojmë të gjithë normat e sigurisë që na janë dhënë, vetëm kështu do mundemi tia dalim. Futbolli në këtë moment është dytësor, nuk më intereson të di se kur do të kthehem në fushë, ajo që ka rëndësi është shëndeti, e kuptoj se janë interesa të mëdha ekonomikë në lojë, por është njësoj në të gjithë sektorët".

Reina thotë në fund: "Nuk ka kuptim të luash pa publik, por në cdo rast është esenciale që të kthehemi të luajmë kur të jenë garancitë për ta bërë me siguri. Ne lojtarët jemi të privilegjuar, për mua është e lehtë të qendroj në izolim, personat që kanë vërtetë "cojones" janë ata që jetojnë në një apartament 70 metra katror me tre fëmijë, ata janë heronj".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI