Flash

Agnelli tallet me Lotito: "Tani je bërë edhe një ekspert virolog?"

Lapsi.al 25 March 2020
Agnelli tallet me Lotito: "Tani je bërë edhe një ekspert

Një batutë, vetëm një batutë. Por sidoqoftë, fjalë që përcaktojnë dy vizione të ndryshme që prej ditësh tashmë karakterizojnë konfrontimin mes presidentëve të klubeve të Serie A mbi rifillimin ose jo të kampionatit. Protagonistë, përsëri, numri një i Juventus Andrea Agnelli e ai i Lazio Claudio Lotito, gjatë mbledhjes me videokonferencë të Lega Serie A një ditë më parë.

Përballë optimizmit të pronarit bardhekaltër ("I patë të dhënat? Oh, po tërhiqet (virusi)! Por pastaj e di: unë flas me mjekët, ata që janë në vijën e parë, jo ata të skuadrave") Agnelli aështë përgjigjur me një sarkazëm të pastër: "Eh, sigurisht: tani je bërë edhe një ekspert virolog". Tone të ulëta, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, por sidoqoftë një shkëmbim emblematik mbi një ndasi ende prezente. E gjitha kjo të bën të kuptosh se hipoteza se kampionati mund të mos fillojë është shumë e mundshme. Por gjithcka lidhet se si do të zhvillohet ditët e ardhshme epidemia koronavirus.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI