Flash

Koronavirus/ Në fushë me maska e doreza: në Nicaragua luhet akoma!

Lapsi.al 25 March 2020
Koronavirus/ Në fushë me maska e doreza: në Nicaragua luhet

Luhet ende, ka nga ata që janë të detyruar ta bëjnë. Në Nicaragua, për shembull, kampionati i vetëm në Amerikë ende i papezulluar, pavarësisht së pandemia koronavirus ka mbërritur edhe aty. E atëherë impenjimi për tu mbrojtur është si të mundësh: maskat në fytyrë, dorezat kirurgjike në duar e dil në fushë.

Imazhi i fotos është ai i lojtarëve të Cacique Diriangén përpara ndeshjes kundër Deportivo Ocotal. Situatë surreale, ashtu si është denoncuar në një intervistë të dhënë për Mundo Deportivo, nga Bernardo Laureiro, sulmuesi uruguajan i Cacique, autor i një goli në fitoren 2-0 të të tijve: "Duhet të luajmë dhe e bëmë - tregoi ai - duke tentuar të marrim të gjitha masat e rastit, por të mbash një maskë në fytyrë është e pamundur. Këtu në Nicaragua për momentin ka pak raste, Qeveria ka thënë se janë të gjitha kushtet për të luajtur. E do ta bëjmë deri kur të na thonë të kundërtën. Me gjithë masat e mundshme: ndërrohemi në shtëpi, lahemi në shtëpi, qendrojmë larg në stërvitje, por pastaj në fushë nuk mund të jetë kështu, futbolli është lojë kontakti".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI