Flash

Champions e Europa League mbyllen në dy javë: akordi Eca-Uefa është arritur

Lapsi.al 25 March 2020
Champions e Europa League mbyllen në dy javë: akordi Eca-Uefa

Emergjenca koronavirus imponon refleksione në futboll në dy tryeza kryesore: atë të kampionateve kombëtare e atë të kupave europiane. Pas stopit të Champions e Europa League, që erdhi me një farë vonese nga ana e Uefa, tani studiohet si e kur të përfundojnë dy kompeticionet europiane për klub më prestigjioze. Në këtë këndvështrim, Corriere dello Sport raporton hapa përpara pas mbledhjes së djeshme mes Uefa, Eca (shoqatës së klubeve europiane) e European Leagues, që përfaqëson ligat kombëtare.

Prioriteti mbetet ai për të përfunduar kampionatet kombëtare, gjithësecili në mënyrën që preferon, por me një linjë kohore përtej së cilës nuk mund të shkohet: gjysma e korrikut. Në këtë pikë, ambicja është ajo për të rinisur Champions e Europa League, duke i strukturuar si Europianë të vegjël: një formulë spint që lejon mbylljen tyre në vetëm dy javë.

Në këtë pikë sezoni 2019/20 do të mbyllej zyrtarisht në gusht, pushimet e lojtarëve do të shpëtonin - ndoshta duke sakrifikuar ndonjë turne veror - edhe pse rinisja e sezonit 2020/21 nuk mund të vonohet më shumë, duke qenë se në verën e 2021 është parashikuar të luhet Europiani i ri.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI