Flash

Pelé kurorëzon... veten: "CR7 më i mirë se Messi, unë mbi të gjithë"

Lapsi.al 25 March 2020
Pelé kurorëzon... veten: "CR7 më i mirë se Messi,

Kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave? Loja është intriguese, por një përgjigje është praktikisht e pamundur të jepet. Krahasimi i epokave të ndryshme është si të lëvizësh në botë paralele. Mund të ketë qenë kjo arsyeja përse Pelé, një që në debatin për më të fortin futet gjithnjë nga dera kryesore, preferon të përqendrohet tek e tashmja. Kush është më i miri? "Ka shumë ekuilibër - përgjigjet O Rei -, më duket se sot Cristiano Ronaldo është më stabël, vazhdon e prej 10 vjetësh është në këtë nivel". Një sponsor fantastik për CR7, por vetëm përsa i përket debatit aktual.

Numrat e portugezit janë impresionues, por është edhe futbolli që ka ndryshuar. Ndoshta për këtë Pelé përqendrohet tek e tashmja dhe pyetjes mbi më të mirin e të gjitha kohërave e kalon me një batutë: "Duhet thënë e vërteta: babai im dhe mamaja ime e kanë mbyllur fabrikën, Pelé nuk do të ketë më". Në fund të fundit është normale që cdokush nga të mëdhenjë të mendojë se është më i madhi.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI