Flash

Boks/ Anthony Joshua në izolim: kampioni kishte takuar Princin Charles

Lapsi.al 25 March 2020
Boks/ Anthony Joshua në izolim: kampioni kishte takuar Princin Charles

Kampioni i botës i peshave të rënda Anthony Joshua është futur në vetë-izolim, menjëherë pasi mori lajmin për pozitivitetin me koronavirus të Princit Charles të Anglisë. Në 9 marsin e kaluar, në fakt, boksieri kishte marrë pjesë në një event në abacinë e Westminster ku ishin prezentë edhe Mbretëresha Elisabetta, pasuesi i fronit e Kryeministri Boris Johnson, përvec yjeve të tjerë të sportit e spektaklit.

"AJ është në shtëpi e ndjek me vëmendje të dhënat që i janë sugjeruar - ka bërë të ditur një zëdhënës i kampionit -. Eshtë në formë, është mirë e dëshiron ti dërgojë një falenderim të pafund të gjithë atyre që janë në vijën e parë të frontit të koronavirus".

Joshua duhet të mbrojë titujt e tij të peshave të rënda IBF, ËBA e ËBO, të rifituara në dhjetor kundër Andy Ruiz Jr, kundër bullgarit Kubrat Pulev në Tottenham Hotspur Stadium në 20 qershorin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI