Flash

"Pagat nuk preken": Messi e të tjerët i thonë "Jo" shkurtimit të propozuar nga Barcelona

Lapsi.al 26 March 2020
"Pagat nuk preken": Messi e të tjerët i thonë

Messi e shokët e skuadrës kanë refuzuar propozimin e Barcelonës për të shkurtuar pagat gjatë ndalesës së kampionatit për shkak të emergjencës koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle 'As'. Tani klubi blaugrana duhet të vendosë nëse do të aplikojë në mënyrë të njënashme për të gjithë sportistët e tij shkurtimin në 70% të pagës, që për skuadrën e parë do të ishte 50%.

Erte, mekanizmi i adoptuar në Spanjë që lejon pezullimin e kontratave të punës e reduktimin e ditëve të punës, do të shkurtonte 70% të pagës për të gjithë skuadrat profesioniste. Sidoqoftë, presidenti i Barcellona Bartomeu ka propozuar një lloj kompensimi për lojtarët e skuadrës së parë, në mënyrë që shkurtimi të mos kalojë 50%. Por nga lojtarët, për momentin, ka ardhur refuzimi. Cda e klubit blaugrana do të vlerësojë tashmë hapat për të ndërmarrë, por rrugët janë vetëm dy: përgjysmim ose përplasje...

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI