Flash

"Futbolli është zbavitës edhe në TV": Del Piero i mendimit se me dyer të mbyllura mund të vazhdohet

Lapsi.al 26 March 2020
"Futbolli është zbavitës edhe në TV": Del Piero i

Alessandro Del Piero uron që, pavarësisht emergjencës koronavirus, Serie A të mund të shkojë deri në fund të rrugëtimit. "Gjithcka ndodh rreth futbollit është për tu vlerësuar, edhe nga pikëpamja ekonomike - ka thënë ish-kampioni i Juventus për Radio 24 -. Të garantosh se në stadium do të shkojë gjithcka mirë nuk është e thjeshtë, edhe përse nuk dihet se cilat janë kushtet në shtëpi apo punë. Nëse do të ketë kushte që një rikthim pa publik mund të garantojë fundin e kampionatit, është mirë të bëhet sepse edhe vetëm në tv ndeshjet mund të jenë një kalim kohe shumë efektiv për tifozët në shtëpi".

Pinturicchio sheh nga e ardhmja dhe mundohet ta vendosë veten në vend të kolegëve të tij. "Uroj të mbizotërojë dëshira për tu kthyer në fushë, që është ajo që të shtyn të fillosh këtë karrierë. Frika mund të jetë në disa rrethana, por sportisti është i fortë e do të kërkojë ta kalojë me cdo mënyrë. Do të duhet punë fizike e psikologjike, të stërvitesh në shtëpi nuk është e njëjta gjë. Lojtarët e Inter, sapo mbaroi karantina, u nisën me të drejtë për tu kthyer tek familjet: të udhëtosh është rrezik, shpresojmë që shkenca të gjejë zgjidhje sa më parë".

Nga Los Angeles, ish-kapiteni i Juve tregon edhe për emergjencën në Shtetet e Bashkuara. "Këtu në Kaliforni, masat janë marrë me vonesë, rreziku u nënvleftësua e infektimet janë shtuar me shpejtësi. Shpresoj që një qytet i madh si Los Angeles të na lejojë të mbajmë distancat e nevojshme".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI