Flash

Sakrifica e Leeds: Bielsa e lojtarët vetë-shkurtojnë rrogat, për të paguar punonjësit në vështirësi

Lapsi.al 26 March 2020
Sakrifica e Leeds: Bielsa e lojtarët vetë-shkurtojnë rrogat,

Në pritje për të kuptuar nëse do të vazhdojë ose jo kampionati i Championship, apo si kryesuese do ta ketë në dorë kalimin për në Premier League, Leeds luan bukur edhe jashtë fushës. Klubi ndërhyn për të ndihmuar personat e përfshirë nga pandemia koronavirus, edhe për aspektin ekonomik e jo ngushtësisht mjekësor. Lojtarët e orhanikës i kanë konfirmuar teknikut Marcelo Bielsa e shoqërisë vullnetin për të shkurtuar pagat për ti dhënë një dorë figurave profesionale që vërtiten në botën e Whites, e që tani janë në vështirësi.

Sipas asaj që është vendosur nga Football League, seritë minore angleze janë të ndalura deri në 30 prill. Por është ekstremisht e mundshme, për të mos thënë e sigurtë, që ndalesa do të zgjatet. Klubi i Yorkshire, si gjithë të tjerët, nuk mund t ë përfitojë nga të ardhurat derivuese të të drejtave televizive e nga "box office" i ndeshjeve: një goditje që vë në rrezik shumë vende pune. Janë 272 të punësuarit me kohë të plotë, plùs një rrjet bashkëpunëtorësh që punojnë në Elland Road në ditët e ndeshjes. Ja përse lojtarët kanë dhënë gatishmërinë e tyre shefit ekzekutiv Angus Kinnear e drejtorit sportiv Victor Orta për të bërë pjesën e tyre.

"Leeds United është një familje. Kjo është një kulturë që këtu është krijuar nga të gjithë. Nga lojtarët, stafi teknik, nga shoqëria e nga tifozët në tribunë. Përballemi me kohë të paqarta e për këtë është e rëndësishme të punojmë bashkë me klubin për të gjetur mënyrën më të mirë për ta kaluar këtë periudhë e të mbyllim sezonin në mënyrën që të gjithë shpresojmë" shkruhet në komunikatën e klubit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI