Flash

Rivaldo goditje poshtë brezit për Lautaro: “Nuk është zgjidhja për Barcelonën”

Lapsi.al 26 March 2020
Rivaldo goditje poshtë brezit për Lautaro: “Nuk është

"Lautaro Martinez nuk është gati për Barcelonën". Ky është mendimi i Rivaldos, kampioni i botës me Brazilin, që, ashtu si bën të ditur AS, nuk mendon se sulmuesi argjentinas i Inter mund të jetë një përforcim i përshtatshëm për katalanasit, të cilët i shtyn për rikthimin e bashkëkombasit të tij.

Rivaldo pretendon se në Katalonjë duhet një lojtar më gati … e brazilian si ai: “Lautaro nuk është zgjidhje. Neymar është gjithnjë prioriteti im për të përforcuar Barcelonën. Martinez është vetëm 22 vjec. Duhet ende të rritet e të fitojë eksperiencë. Për tani është një lojtar i mirë që mund të bëhet i madh në të ardhmen. Besoj se Barcellona duhet të përqendrohet fillimisht të rikthejë Neymar në shtëpi. Është 28 vjec e ka ende shumë për të dhënë. Do të ishte një lëvizje e madhe: njeh klubin e ka një personalitet që i lejon të bëjë diferencë pa patur frikë të ndajë shkëlqimin me Messi. E mendoj se edhe Leo është i lumtur që ta ketë sërisht”.

E sa i përket brazilianëve tek Barcelona, Rivaldo ka një mendim edhe për Ronaldinho. “Nuk kam folur me të që kur u arrestua në Paraguay. Mund vetëm ta inkurajoj e ti uroj që e gjitha të mbyllet si duhet. Jam i bindur se kur kjo të përfundojë, Ronaldinho do të dalë më i fortë”. E në nostalgji, Rivaldo ka kujtuar edhe një episod në Brazil -Angli në Botërorin 2002, kur Ronaldinho befasoi Seaman nga distanca me goditje dënimi. “Pas ndeshjes i thashë si i shkoi në mendje. E më tha se e kishte studiuar Seaman e se e dinte tendencën për të bërë dy hapa para. Kështu që kërkoi ta befasonte … dhe e befasoi”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI