Flash

Juventus, tre propozime për të shkurtuar pagat: Chiellini apel skuadrës

Lapsi.al 27 March 2020
Juventus, tre propozime për të shkurtuar pagat: Chiellini apel

Në kohën kur klubet po mendojnë të aplikojnë strategjinë e shkurtimit të pagave, duke u ndeshur në rastet më të shumta me refuzimin e lojtarëve për ta bërë, tek Juventus është një situatë krejt tjetër. Kapiteni i bardhezinjve Giorgio Chiellini ka thirrur skuadrën për të ndërmarrë një veprim, në një moment shumë të vështirë për Italinë dhe futbollin, lidhur me emergjencën koronavirus. Qendërmbrojtësi ka prekur ndjesinë e përgjegjshmërisë tek shokët e tij të skuadrës, duke kërkuar pikërisht vetëofrimin për shkurtimin e pagave.

Chiellini, pas një konfrontimi me presidentin e Juventus Andrea Agnelli e drejtorin sportib Fabio Paratici, ka avancuar tre propozime për të reduktuar pagesën e për të ndihmuar në këtë mënytë klubin. Në kampin bardhezi po studiohet një zgjidhje e brendshme në pritje të normativave në planin kombëtar.

Sipas asaj që bën të ditur 'Gazzetta dello Sport', janë tre opsionet në dispozicion të lojtarëve, që duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre brenda fundit të muajit. Zgjedhja e parë parashikon pagesën e muajit mars, pastaj pezullimin e pagave deri kur të rikthehet të luhet. Nëse do të rinisë loja, pjesa e pagës për periudhën e luajtur do të ngrijë e do të paguhet më vonë. Varianti I dytë parashikon heqjen dorë nga një rrogë në dy muaj, ose dy në katër, nëse kampionati ndërpritet përfundimisht. Opsioni i tretë parashikon heqjen dorë nga një muaj e gjysëm pagesë, pavarësisht se cfarë rrjedhe merr sezoni. Në fund të muajit do të vijë vendimi.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI