Flash

Nuk ka merkato për Donnarumma: "Jam tifoz i Milan, jap gjithçka për fanellën"

Lapsi.al 27 March 2020
Nuk ka merkato për Donnarumma: "Jam tifoz i Milan, jap gjithçka

Ndoshta do të jetë një verë e nxehtë për Gianluigi Donnarumma. Me shumë mundësi, rinovimi i kontratës së tij, që përfunon në 2021, do të jetë një nga temat më të diskutuar në muajt e ardhshëm. Sigurisht, interesimi i klubeve të mëdha, Juventus i pari, është i deklaruar, por po aq e sigurtë është edhe dashuria e portierit kuqezi për Milan: "Ngjyrat kuqezi për mua do të thonë shumë, sepse jam rritur këtu - ka deklaruar ai - kam qenë gjithnjë tifoz i Milan e nuk mund të bëj gjë tjetër vecse të jap gjithcka mundem për këtë fanellë".

Një deklaratë dashurie që Donnarumma i ka dhuruar tifozëve të tij gjatë një bisede online të organizuar nga klubi. Nuk kanë munguar aty edhe temat më delikate, që i takojnë pikërisht merkatos, por portieri kuqezi ka larguar shqetësimet, të paktën deri në verë: "Objektivi i parë është ai, nëse do të kthehemi të luajmë, të ngjitemi gjithnjë e më shumë në renditje, ajo personale të jap gjithnjë maksimumin e të mundohem të pësoj sa më pak gola të jetë e mundur".

E përsa i përket golave, Donnarumma tregon Cristiano Ronaldon si lojtarin më të rrezikshëm me të cilin është përballur ndonjëherë: "Jam përballur me shumë sulmues të mëdhenj, por ai që kam patur frikë gjithnjë ka qenë ai".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI