Flash

Rasti i paprecedentë, Tour de France pa publik: "Është një mundësi konkrete"

Lapsi.al 27 March 2020
Rasti i paprecedentë, Tour de France pa publik: "Është

Në kohën kur bota e sportit është e ndaluar për shkak të emergjencës koronavirus, nga Franca vijnë deklarata që lënë të hapur mundësinë për të zhvilluar Tour de France. "Të zhvillohet Tour de France 2020 pa publik është një mundësi", ka shpjeguar Roxana Maracineanu, Ministre e Sportit në Francë. "Të gjithë skenarët janë të mundshëm - ka shtuar -. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët, edhe pse sot do të ishte e pamatur të bënim parashikime".

Në kulmin e pandemisë, sidoqoftë, ekziston një plan për të zhvilluar garën e famshme franceze, duke garantuar njëkohësisht spektaklin e sigurinë. Sipas Maracineanu, në fakt, Grande Boucle mund edhe të jetë mbyllur për publikun, duke e bërë kështu ekskluzivisht një produkt për tv. "Modeli ekonomik i një gare si Tour de France nuk bazohet në shitjet e biletave, por në të drejtat televizive - ka shpjeguar Maracineanu -. Në këtë periudhë izolimi, e gjithë bota po përgjigjet në mënyrë të ndërgjegjshme e të përgjegjshme. Të gjithë i kanë kuptuar të mirat e qendrimit në shtëpi e kështu i gëzohen spektaklit televiziv - ka shtuar -. Në fund, nuk do të ishte aq keq të ndiqje Tour në televizion".

Fjalë të qarta, që lënë hapur mundësinë për të zhvilluar Tour 2020 pavarësisht pandemisë. Nisja e Grande Boucle, për momentin, mbetet në program për 27 qershor në Nisë. Në 2019 ASO ka saktësuar se nga 10 në 12 milionë tifozë kanë dalë në rrugët franceze për të asistuar 21 etapat e garës më të famshme të ciklizmit.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI