Flash

Del nga koma Nouri, lojtari i Ajax që pësoi dëme të rënda cerebrale: "Ndonjëherë duket se emocionohet e buzëqesh"

Lapsi.al 27 March 2020
Del nga koma Nouri, lojtari i Ajax që pësoi dëme të

Pas shumë vuajtjesh, një lajm i mirë më në fund për Abdelhak Nouri. Mesfushori i Ajax, që u fut në koma pas një infarkti gjatë një ndeshje kundër Werder Brema është kthyer në shtëpi tek familja e tij. Një hap i vogël përpara në një situatë shumë të komplikuar, pas dëmeve të rënda cerebrale të pësuara. Sipas asaj që bën të ditur i vëllai Abderrahim, Nouri është i ndërgjegjshëm e mundohet të komunikojë me gjest të vogla, por nuk arrin të lëvizë.

"Tani është i ndërgjegjshëm, fle, ushqehet, por nuk ngrihet nga krevati - ka shpjeguar i vëllai i mesfushorit në një intervistë për programin hollandez De Ëereld Draait Door -. Ka forma të vogla komunikimi, por lodhet shpejt". "Për të është dicka e mirë që do të jetë në ambjent familjar, flasim me të, shohim edhe ndonjë ndeshje në tv e duket se i pëlqen, ndonjëherë duket se emocionohet e buzëqesh", ka shtuar ai, duke treguar si i kalojnë së bashku ditët.

Një ecuri e vështirë, që megjithatë nuk i ka shuar shpresat e familjes së Nouri. "Të shërohet? Besojmë në një mrekulli, sigurisht! - ka deklaruar i ati Abdelhak -. Kjo është një provë shumë e vështirë për ne, por po bëjmë më të mirën e duam të kujdesemi për të në mënyrën më të mirë të mundshme".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI