Flash

Misteri Sanz/ Pas vdekjes së ish-presidentit të Real Madrid: “Nuk gjendet trupi!”

Lapsi.al 27 March 2020
Misteri Sanz/ Pas vdekjes së ish-presidentit të Real Madrid:

Në kulmin e emergjencës së koronavirus, me një numër të madh vdekjesh në harkun e 24 orëve, nga Madridi vjen një denoncim makabër. E ka bërë i biri i Lorenzo Sanz, ish-presidenti i Real Madrid i cili u nda nga jeta në 21 mars për shkak të Covid-19, që gjatë një interviste në programin Salvame të TeleCinco ka zbuluar se trupi i të atit nuk gjendet më e ka lëshuar një apel që të zbardhet kjo cështje, që të mund të organizojë ceremoninë e varrimit.

Lajmin e ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, që shpjegon se idea fillestare ishte ajo për të përdorur krematorin për ish-numrin 1 të Blancos në 24 mars, por pastaj ceremonia u shty për kolapsin e institucioneve funerale madrilene për shkak të numrit të lartë të vdekjeve. Kështu, nga varrezat San Isidoro, ceremonia duhet të bëhej në varrezat Escorial, por sot i biri i Sanz, Lorenzo edhe ai, ka bërë të ditur se trupi i të atit nuk erdhi kurrë e se askush nuk e di ku gjendet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI