Flash

30 vjet pritje, dy fitore nga matematika e sërisht Liverpool mund të mos e fitojë titullin e Premier

Lapsi.al 27 March 2020
30 vjet pritje, dy fitore nga matematika e sërisht Liverpool mund të

Gjithnjë e më shumë klube të Premier League bëjnë presion që kampionati të mos rifillojë më, duke parë atë që po ndodh në situatën e emergjencës koronavirus. Sipas revistës The Athletic, mbyllja para kohe e turneut do të thotë pamundësinë për ti dorëzuar Liverpool një titull të pritur prej 30 vjetësh, pavarësisht se Reds janë vetëm dy fitore nga siguria matematike. Për të kopsitur fundin e parakoshëm të sezonit, aktualisht i pezulluar deri në 30 prill, duhet të jenë të paktën 14 nga 20 klube të gatshëm të votojnë për këtë gjë.

Sipas të dhënave, pavarësisht se vetëm javën e shkuar shoqëritë e divizionit më të lartë anglez vendosën në unanimitet të përfundojnë sezonin, duke luajtur - nëse është e nevojshme - edhe në verë, një numër në shtim i drejtuesve duket se kanë ndryshuar mendim, me shumë mundësi të trembur nga kthesa që po merr pandemia në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk është ende e qartë sa dhe kush janë klubet dakord me anullimin, por nëse është kështu do të ishte një zhgënjim i madh për skuadrën e Klopp që dominoi gjatë gjithë kampionatit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI