Flash

Veliaj pa frena: “Anti-KÇK” i bëri zap “lacat” ndaj ka më pak trafik në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 14 February 2020
Veliaj pa frena: “Anti-KÇK” i bëri zap
Dihet tashmë se kryebashkiaku i Tiranës nuk ka më kufi në llojin e tij të propagandës, por ndonjëherë arrin në kufijtë e qesharakes. Në një mbledhje të këshillit bashkiak të kryeqytetit ai po mburrte operacionin anti-KÇK më shumë sa vetë kryeministri Rama. Madje Veliaj tha se ky operacion kishte zhdukur “të fortët”dhe “lacat”nga qarkullimi aq sa ishte rralluar edhe trafiku në Tiranë. “Një pjesë e trafikut në Tiranë është kot. Xhiro kot që të shohim makinën e re! Sa doli KÇK- ja që të kap dhe të pyet kujt e ke makinën ma trego i çik faturën shkuan të gjithë këto cubat dhe lacat në vrimën e miut dhe ra trafiku në Tiranë” – tha Veliaj. Kush ka udhëtuar këto ditë në rrugët e Tiranës e ka parë trafikun, por ndoshta kryebashkiaku flet për një planet tjetër. ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Brryli Broadway (@brryli.broadway) on

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI