Flash

Rama sherr me gazetarët në Opinion, Fevziu fut reklamat

Lapsi.al 13 February 2020
Rama sherr me gazetarët në Opinion, Fevziu fut reklamat

Ka qenë një debat aspak i qetë ai i kryeministrit Edi Rama me gazetarët në studion e emisionit Opinion. Kreu i qeverisë është përplasur me gazetarët e ftuar në studio Klodiana Lala, Artan Hoxha, Robert Rakipllari dhe Ervis Iljazaj. Kryeministri duket se e ka pasur të qëllimshme harxhimin e kohës me gazetarët në studio dhe jo me thelbin e temave që diskutoheshin.

Fillimisht Rama u kap me Rakipllarin, që drejton gazetën Panorama duke dhënë leksione gazetarie për çështjen e makinës “së blinduar” të të vëllait. Më pas injoroi gazetarin Iljazaj për të cilin tha se nuk e njihte fare dhe u përplas ashpër me gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala. Kur kishte kaluar 1 orë nga emisioni dhe Rama nuk po jepte asnjë përgjigje, moderatori Blendi Fevziu u detyrua të fuste reklamat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hashim Thaçi injoron ftesën e Albin Kurtit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka injoruar ftesën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ditën e djeshme kryeministri Kurti i dërgoi një letër Thaçit ku...

15:38

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI