Flash

Rama mbron hapur Dakon: Është miku im edhe në burg të shkojë

Lapsi.al 13 February 2020
Rama mbron hapur Dakon: Është miku im edhe në burg të

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbrojtje të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. I ftuar në emisionin “Opinion” ai tha se edhe pse Dako është futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë.

Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjetërve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg.

Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS. Akuzën ndaj Tahirit e bëri prokuroria dhe ndaj u përjashtua nga PS. Tom Doshi është përjashtuar nga PS. Unë nuk e përjashtoj dot nga Shqipëria dhe nga politika. Tom Doshi nuk ka ardhur aty me makinën time, por me votat e popullit të Shkodrës” – u justifikua Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hashim Thaçi injoron ftesën e Albin Kurtit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka injoruar ftesën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ditën e djeshme kryeministri Kurti i dërgoi një letër Thaçit ku...

15:38

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI