Flash

Skandali i VAR ndihmon Inter: Lautaro pengoi Toloi, ishte penallti e karton i kuq

Lapsi.al 12 January 2020
Skandali i VAR ndihmon Inter: Lautaro pengoi Toloi, ishte penallti e karton i

Tërbohet Atalanta për një episod që ndodhi në fund të pjesës së parë në sfidën e San Siro kundër Inter. Toloi ka protestuar shumë për një pretendim për penallti në favor të bergamaskëve, pas një rrëmuje në zonë në minutën e 40' kur rezultati ishte 1-0 për Inter: goditje dënimi e Gomez, goditje me kokë e qendërmbrojtësit të Atalanta. Handanovic arriti të grushtojë, por kur Toloi shkoi drejt topit përsëri u rrëzua përtokë nga një kontakt me Lautaro (që e pengoi me njërën dorë).

Është penallti e pastër (plùs karton i kuq), por Rocchi flet me arbitrin e Var (Irrati), që i thotë: nuk ka penallti. "Nuk e kuptoj përse nuk u përdor Var, ky episod është i pakuptueshëm. Situata kështu heqin vlerën e teknologjisë” tha pas ndeshjes Gasperini.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI