Flash

Valverde e ka mbyllur me Barcelonën: prezantohet oferta për Xavi

Lapsi.al 11 January 2020
Valverde e ka mbyllur me Barcelonën: prezantohet oferta për Xavi

Mes Barcellona e Xavi kontaktet vazhdojnë të shpeshta. Lajmin e bërë të ditur RAC1, radio katalanase që një ditë më parë 'zbuloi' blitzin e drejtuesve të klubit (drejtori sportiv Eric Abidal e Ceo Oscar Grau) në Doha për të folur me ish-flamurin blaugrana: oferta që i është prezentuar Xavi është për dy sezone e gjysëm.

Për këtë motiv, drejtuesit janë ende në Katar për të kërkuar të marrin aprovimin e ish-mesfushorit, që më pas të negociojnë me Al Sadd, skuadra që aktualisht stërvitet nga Xavi, zgjidhjen e kontratës. Humbja në Superkupën e Spanjës kundër Atletico Madrid, në përfundim të një ndeshje të dominuar, por ku ndikoi një tjetër blackout (si ndodhi kundër Liverpool), ka bindur drejtuesit të ndryshojnë kurs, nëse jo menjëherë, sigurisht që në verë.

Valverde për momentin duhet të qendrojë në vendin e tij, por të hënën është në program një takim mes drejtuesve e nuk përjashtohen surprizat. Barça zyrtarisht ka konfirmuar Valverde, që ka besimin e dhomave të zhveshjes: me të në pankinë katalanasit kanë fituar dy kampionatet e fundit, me mundësinë që këtë vit të bëjë tris në tre vjet, si ka bërë vetëm Guardiola.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46