Flash

Video/ Mandzukic shënon golin e parë me Al Duhail: festimi i gjithi në stilin 'Mario'

Lapsi.al 11 January 2020
Video/ Mandzukic shënon golin e parë me Al Duhail: festimi i gjithi
Në një karrierë të ndërtuar me gola, mes Kroacisë, Gjermanisë, Spanjës e Italisë, vështirë të mendosh se nuk do ta bënte në një kampionat jo të nivelit të parë si ai në Katar. Mjaftuan pak ditë dhe SuperMario u shfaq. Pak me vonesë, sepse një gol ia anulloi VAR në debutim, por kroati filloi të lërë gjurmë me Al Duhail, klubi i Dohas që ka marrë nga Juventus në janar atë dhe koreano veriorin Han. Nën kampioni i botës ka realizuar golin e avantazhit, në fitoren 2-0 për skuadrën e tij, në ndeshjen e Kupës së Princit të Katar kundër Al Sailiya, duke u kualifikuar në finale të torneut. Një gol i festuar në stilin e Mandzukic. Pa vrap të shfrenuar, pa buqëqeshje, por vetëm një britmë: për skena duhet të parë tjetërkund, sepse SuperMario është vetëm konkretizim. Si dëshmon postimi në Instagram pas ndeshjes: tre foto me shokët e skuadrës, ndonjë hashtag e asnjë gërmë koment. Por dihet, Mandzukic është i tillë, flet vetëm në fushë.
View this post on Instagram

@duhailsc #qatar #neverstop #stepbystep #mm17?

A post shared by Mario Mandžukić MM 17 (@mariomandzukic) on

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46