Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Të gjithë të cmendur pas Ibrahimovic: Milan nis vrapin drejt Europa League

Lapsi.al 11 January 2020
Të gjithë të cmendur pas Ibrahimovic: Milan nis vrapin drejt

Më në fund një fitore. Një fitore në mënyrën e duhur, me një gol të Zlatan Ibrahimovic, si për ti treguar të gjithë skeptikëve, atë që kishte thënë me fjalë: mosha është thjesht një numër. Triumfon Milan në Cagliari me suedezin protagonist, me golin e 57 me fanellën kuqezi, që mbylli rezultatin 0-2, duke e kthyer skuadrën e Pioli tek suksesi.

Braziliani Leao, në fakt, shënoi golin e parë në minutën e 48', me një të djathtë të devijuar, që e bëri më të thjeshtë rrugën për formacionin e Piolit. Në të 64 Ibrahimovic shënoi golin e tij të parë pas rikthimit e të dytin për kuqezinjtë, e ndoshta do të kishte qenë e jashtzakonshme që suedezi të gjente dygolëshin në ndeshjen e tij të parë si titullar: Ibrahimovic shënoi në fakt një supergol me kokë, por kënaqësinë ia mohoi pozicioni jashtë loje. Përfaqësimi i kuqezinjve ishte një hap përpara krahasuar me 0-0 në shtëpi ndaj Sampdoria, ndërsa Cagliari humbi ndeshjen e katërt radhazi në Serie A.

Mbreti Ibra u kthye e bashkë me të edhe Milan. Shënoi golin numër 57 në total për kuqezinjtë, duke ndihmuar Milan të rimarrë rrugën drejt objektivit Europa League. Objektiv që për Cagliari nisi të bëhet e komplikuar. E cuditshme se si një skuadër që në 17 ndeshje kishte shënuar 33 gola, nuk arrin të bëjë asnjë goditje në portë. Milan i Pioli, ndërkohë, luan si skuadër, kontrollon pjesën e parë dhe e fundos kundërshtarin në të dytin, duke dhënë shenjat e para që prisnin tifozët kuqezinj, që kanë nisur që tani të festojnë për kampionin e tyre të rikthyer.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46