Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Inter çmendet në merkato: Young nuk grumbullohet nga United, Giroud e Eriksen një hap larg

Lapsi.al 11 January 2020
Inter çmendet në merkato: Young nuk grumbullohet nga United, Giroud

Solskjaer dorëzohet dhe përgatitet ti japë lamtumirën Ashley Young. Pavarësisht deklaratave fasadë ("Kapiteni ynë nuk do të niset në janar"), tani flasin faktet. Mbrojtësi i majtë nuk rezulton në të grumbulluarit për ndeshjen e ardhshme të Manchester United kundër Norwich. Një indicje që mund të përfaqësojë zhvillimin e shpresuar nga kuqezinjtë për këtë tratativë. Sipas Manchester Evening News, Young ka arritur një akord me Inter e dëshiron të transferohet menjëherë në Itali.

Për momentin nuk është ende e qartë nëse cështja do të mbyllet në janar. E vetmja gjë e sigurtë, sipas medias britanike, është se Young ka zgjedhur Inter për të ardhmen. "Ashley dëshiron të shkojë të luajë në Serie A përpara fundit të merkatos së janarit – tregon Manchester Evening News -. Për sfidën kundër Norëich kapiteni do të jetë një mes Maguire e Rashford e Brandon Williams mund të luajë në krahun e majtë".

Në shënjestër të Marotta në këtë sesion merkato nuk është vetëm lojtari i krahut i United. Zikaltrit në fakt vazhdojnë të ndjekin me kujdes situatën e Olivier Giroud e Christian Eriksen. Për sulmuesin e Chelsea tratativa është në fund (distanca mes kërkesës e ofertës është zvogëluar në 1 milionë euro) e mund të kompletohet në fillim të javës së ardhshme. Për mesfushorin e Tottenham, Inter Nuk tërhiqet, duke ruajtur presingun konstant, që nënvizon interesimin e madh për lojtarin. Për momentin oferta e Marotta për Spurs është 15 milionë euro plùs bonus e në ditët në vijim mund të ketë zhvillime të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46