Flash

Video/ Ish-kampionët e Europës tregojnë veten: Karagunis mposht Turqinë

Lapsi.al 10 January 2020
Video/ Ish-kampionët e Europës tregojnë veten: Karagunis mposht

Formacioni i 2004 i Greqisë historike, e shpallur kampion Europe, ekzaltohet sa herë mblidhen bashkë, duke treguar veten edhe në sfidën e dytë gjysëmfinale të turneut të bamirësisë "Luajmë dhe rindërtojmë së bashku". Një gol i Karagunis likuidon Turqinë, duke cuar helenët në finale përballë Italisë.

Herën e fundit që ky formacion ka zbritur në stadiumin e kryeqytetit, atëherë të quajtur Qemal Stafa, Greqia nuk ka kujtime të mira edhe pse vinte si kampion kontinental nga Portugalia. "This is not Portugal" ishte parrulla emblemë e asaj fitore 2-1 të Shqipërisë, për fatin e Greqisë këtë herë ishte përplasur me Italinë në gjysëmfinale.

Në një ndeshje të ekuilibruar, edhe pse Turqia i kishte zgjedhjet e limituara me vetëm formacionin titullar, vendosi një 11 metërsh i shndërruar në gol nga Karagunis.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI