Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Prapaskenat e merkatos: Milan kryqëzohet për Caldara, por mund të bëjë të njëjtin veprim me Rugani

Lapsi.al 10 January 2020
Prapaskenat e merkatos: Milan kryqëzohet për Caldara, por mund të

Mattia Caldara kthehet tek Atalanta. Operacioni i përcaktuar vetëm pasditen e djeshme mes Milanit dhe Atalantas, përfundon sot me kryerjen e vizitave mjekësore të mbrojtësit të datëlindjes 1994. Caldara largohet nga Milan, në huazim për 18 muaj, me një të drejtë blerje të vendosur në 15 milion euro për bergamaskët. Kuqezinjtë do të ketë madje një përqindje në rast të rishitjes në të ardhmen të mbrojtësit, por kanë mbajtur jashtë tratativës futbollistin danez Simon Kjaer, që mbetet një përforcim i mundshëm në mbrojtje për Milan. Aktiv në hyrje, Milan nuk mbetet prapa në dalje: drejtuesit e klubit janë takuar me menaxherin e Pepe Reinas, Manuel Garcia Cuillon, në tentativë për të zhbllokuar në mënyrë përfundimtare kalimin e tij tek Aston Villa. Cuillon po përpiqet të kuptojë se çfarë ideje ka Milani për lamtumirën e portierit iberik, që mund të zëvendësohet nga Viviano.

Patrik Cutrone është sulmuesi i ri i Fiorentina. Klubi vjollcë dhe Wolverhampton kanë përcaktuar të gjitha detajet për kthimin në Serie A të sulmuesit të lindur më 1998 dhe lojtari ka mbërritur në Firence. Presidenti Commisso ka mbyllut marrëveshjen në bazë të një huazimi për 18 muaj me një detyrim blerje. Lojtari mbërriti në Firence mbrëmjen e djeshme, ndërsa do të kryejë tashmë vizitat mjekësore. Me ardhjen e Cutrone, Fiorentina tani mund të shesë Pedron, një zhgënjim i vërtetë i gjysmës së parë të sezonit. Lojtari është një hap larg kthimit në Brazil me Gremion, i cili është i gatshëm ta marrë atë plotësisht për 11 milion euro plus dy bonus.

Diego Demme është përforcimi i parë i Napolit të Genaro Gattuso. Mesfushori ka mbërritur në Romë me një fluturim nga Frankfurti. Ekzaminimet mjekësore janë kryer dje dhe pastaj është bërë nënshkrimi i kontratës. Operacioni ka arritur shifrën e 12 milion euro, por nuk është asgjë në krahasim me shifrën që mund të inkasojë Napoli nga shitja e Arkadiuz Milik. Shtatëdhjetë milionë euro është shifra që, sipas The Sun, Manchester United është gati të paguajë për të rrëmbyer polakun nga Napoli në këtë merkato të janarit. Synimi i drejtuesve të “Djajve të Kuq” është që të ndërhyjnë në tratativën për rinovim mes polakut dhe klubit napoletan.

Shitja e Daniele Rugani mund të ishte transaksioni i vetëm i Juventusit në dalje në tregun e janarit. Ish-mbrojtësi i Empolit deri më tani ka luajtur vetëm 270 minuta të ndara në mes të Serisë A dhe Champions League dhe për këtë arsye duket se konsiderohet nga bardhezinjtë si një element i tepërt i skuadrës në dispozicion të Maurizio Sarrit. Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, dy klube kanë lëvizur tashmë: Milan dhe Eintracht Frankfurt.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46