Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Tottenham nis gjuetinë për Piatek: 35 milionë euro fusin në mendime Milan

Lapsi.al 9 January 2020
Tottenham nis gjuetinë për Piatek: 35 milionë euro fusin në

Një ankand i vogël po ndodh në Angli për Piatek. Skuadra e fundit që iu bashkua garës për sulmuesin polak të Milan është Tottenham, i detyruar të hedhë sytë vërdallë pas lëndimit në tendinën e gjurit që la jashtë fushës Harry Kane. Mourinho ka shënjestruar Pistoleron dhe, sipas Guardian, ai do të ishte i gatshëm t'i ofrojë një ofertë prej 30 milionë stërlina Maldinit dhe Boban, pra rreth 35 milion €, duke kapërcyer të paktën për momentin rivalitetin e Aston Villa (ndaloi në 28-30 milionë) dhe West Ham.

E gjithë kjo është në favor të Milanit, i cili ka nevojë të arkëtojë të paktën 35 milionë për të futur në bilanc një fitim dhe për të "përtypur" më mirë shitjen e një lojtari që arriti vetëm një vit më parë dhe vjen nga një fillim sezoni, me disa muaj shumë të mirë.

Boban, Maldini dhe Massara janë të gatshëm për të negociuar dhe të presin ofertën e duhur për ta mbyllur. Ndërkohë, Aston Villa po punon për ta sjellë Pepe Reinën në Angli (tymi i bardhë është shumë afër: kontratë gjashtëmujore me opsion për një sezon tjetër) me listën e lojtarëve të Milan që mund të largohen këtë janar që vazhdon të rritet. Nga Borini te Rodriguez, duke kaluar te Paquetà, Suso, Kessie dhe Caldara, ka shumë lojtarë në treg dhe me negociatat e hapura, shitjet e mundshme mund të japin frymëmarrje në buxhetin e një klubi që vazhdon të luftojë me kufizimet e FPF-së. Pasi të jenë mbyllur disa shitje, do të merren në konsideratë përforcimet të cilat do të përqendrohen pothuajse ekskluzivisht në qendrën e mbrojtjes dhe te një mesfushor i cilësisë së lartë. Kantieri është shumë i hapur dhe hyrje-daljet duken tepër aktive.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46