Flash

“Juventus, jam Icardi” skenar i befasishëm merkato: në verë argjentinasi do bardhezinjtë

Lapsi.al 9 January 2020
“Juventus, jam Icardi” skenar i befasishëm merkato: në

"Për të ardhmen do të flasim në fund të sezonit por do të isha i lumtur të qendroja tek Psg". Mauro Icardi nuk zbilancohet mbi të ardhmen pas tregolëshit në 6-1 ndaj Saint Etienne në Kupën e Francës. Por 'Repubblica' diznjon një skenar tjetër: ish-kapiteni i Inter dëshiron të kthehet në Itali dhe të veshë fanellën e Juventus, ku u duk fare pranë në verë. Maurito e bashkëshortja-menaxhere Ëanda Nara po përgatisin terrenin për një kalim tek bardhezinjtë në verë, kur të përfundojë huazimi tek Psg, duke iu kundërvënë blerjes përfundimtare nga ana e klubit francez (fiksuar për 70 milionë euro).

Në Paris sulmuesi ka rigjetur instiktin e golashënuesit: 19 prezenca mes Ligue 1 e kupave e 17 gola të shënuar nga Icardi me fanellën e re: "2020 ka nisur mirë për mua e për skuadrën e raporti me Cavani, Neymar e Mbappé është i mirë. Mund të bëjmë diferencën në cdo moment. Jemi një skuadër e vërtetë".

Maurito ka rilindur nën Tour Eiffel por dëshira është të kthehet në Itali për të jetuar me familjen e tij. Tek Inter për argjentinasin nuk ka vend e ai kërkon Juventusin, sipas asaj që bën të ditur La Repubblica, "nuk e ka braktisur kurrë idenë për të kaluar tek bardhezinjtë". Në anën tjetër Juventus është i pajisur mirë me Cristiano Ronaldo, Dybala e Higuain, por Icardi nuk është se nuk preferohet. Mosha (35 në shkurt CR7, 32 në dhjetor Pipita) po fillon të bëhet e rëndësishme. "Mauro të largohet nga Psg në fund të sezonit? Vendimi i përket atij” - ka deklaruar Ëanda Nara. Por duket se sulmuesi ka vendosur tashmë e në këtë pikë duhet ulur në tavolinë me Inter.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46