Flash

Nuk ka një cështje De Ligt tek Juventus: pushim në bashkëpunim me Sarri

Lapsi.al 8 January 2020
Nuk ka një cështje De Ligt tek Juventus: pushim në

Vetëm një periudhë pushimi në dakordësi me trajnerin, për të rikuperuar në mënyrën më të mirë formën fizike e atë psikologjike. Sipas Tuttosport është vetëm kjo e vërtetë pas pankinave të fundit të Matthijs de Ligt, që nuk luan si titullar me fanellën e Juventus që nga humbja në Olimpico kundër Lazio në 7 dhjetor. Asnjë cështje, por vetëm dëshira për të administruar një talent që, sipas fjalëve të Sarri, "do të bëhet një prej mbrojtësve më të fortë në botë".

E përditshmja torineze nënvizon se qendërmbrojtësi nuk është i shqetësuar nga situata aktuale e se e ka pranuar me qetësi pankinën kundër Udinese (i aktivizuar më pas), Sampdoria, Lazio (në Superkupë) e Cagliari. Hollandezi ndjan besim të plotë të skuadrës dhe teknikut, që jo rastësisht vazhdon ti bëjë elozhe. Për më tepër është i ndërgjegjshëm se duhet të gjejë formën më të mirë fizike, pas dëmtimit në shpatull e telashet në aduktor që i kanë kondicionuar muajin e dhjetorit.

Për gjithë këtë, natyrisht, i duhet shtuar edhe shpërthimi i Demiral, që në dyshe me Leonardo Bonucci duket se formojnë një repart të tërhequr solid e të balancuar në mënyrë perfekte. Për de Ligt sidoqoftë do të vijë shpejt shansi të kthehet titullar, ndoshta pikërisht në krah të turkut, me objektivin për të lënë Bonucci të pushojë, duke qenë se ka luajtur 90' në 24 nga 25 ndeshjet sezonale të bardhezinjve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46