Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Video/ Carabao Cup: City hipotekon finalen me tre gola në shtëpinë e United

Lapsi.al 7 January 2020
Video/ Carabao Cup: City hipotekon finalen me tre gola në

Në gjysëmfinalen e parë të Carabao Cup, Manchester City imponohet 1-3 në Old Trafford, duke fituar derbin me United e praktikisht edhe kualifikimin në finale. Një ndeshje e dominuar nga kampionët e Anglisë, sidomos në pjesën e parë, e mbyllur me parcialin e tre golave të Bernardo Silva (17'), Mahrez (33') e autogolin e Pereira (38'). Në pjesën e dytë ngushtoi distancat Rashford (70'), por Red Devils i duhet një mrekulli në 29 janar, në ndeshjen e kthimit.

Kërkohej hakmarrja për humbjen në Premier League dhe Manchester City gjen mënyrën e duhur, në gjysëmfinalen e parë të Carabao Cup, i udhëhequr nga një Bernardo Silva të jashtzakonshëm. I tij goli në minutën e 17, që shtangu me një të majtë të harkuar portierin e Manchester United, David De Gea.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2020/01/6GQEnssMwTXLwGF7NRqp_07_dbcce652a053d512a0507dbf960a2c5f_video_720p_converted.mp4

Manchester City ishte padron i gjysëmfinales së parë të Carabao Cup, në derbin përballë Manchester United, kur ende pa u mbyllur 45 minutat e para skuadra e Guardiola kishte avantazhin e tre golave ndaj rivalëve të qytetit. Mahrez në minutën e 33 ka dyfishuar shifrat, duke kaluar edhe portierin De Gea përpara se ta dërgonte topin në rrjetë, por problemet e United janë më të mëdha. Në minutën e 39 kundërsulmi i Citizens ishte aq i shpejtë sa e gjeti prapavijën e Solskjaer krejt të pavendosur dhe tentativën e De Geas për të mbajtur të tijtë në lojë në goditjen e De Bruyne e zhvleftësoi Pereira që e shtyu topin në portë, për autogolin më klasik.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2020/01/MfgYgrZdoVKTKdp5rDk5_07_dd432257a320a6c4fbd18ae12939ef3e_video_720p_converted.mp4

United tentoi të futoj në lojë, e ndoshta një shpresë e pati në kundërsulmin brilant të Rashford (1-3), por as futja në lojë e Martial nuk ndryshoi shifrat për ta bërë të paktën më të prekshëm përmbysjen në ndeshjen e kthimit. Kështu, Citizens janë me një këmbë në finale, ndërsa do të presin të mësojnë se me cilin mes Leicaster e Aston Villa do ti duhet të përballën.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46