Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

"Kurrë tek United e Real, më mirë shkoj në Maldive": Guardiola i mbyll dyert dy klubeve të mëdha

Lapsi.al 7 January 2020
"Kurrë tek United e Real, më mirë shkoj në

"Pasi kam drejtuar Manchester City nuk mund të drejtoj kurrë United. E njëjta gjë vlen për Real Madrid, duke parë të shkuarën time. Më mirë shkoj në Maldive, madje jo, sepse aty nuk ka fushë për të luajtur golf". Eshtë një Pep Guardiola plot batuta ai që flet në vigjilje të derbit të Manchester, e vlefshme si sfida e parë gjysëmfinale e "Carabao Cup", ku City i tij do të përballet me United.

E sa për batuta, Guardiola ka bërë një referim të asaj që kohë më parë bëri Alex Ferguson, "guru" i United, që kur tek City nisi koha e parave të naftës me blerje të fuqishme i përcaktoi rivalët "fqinjë të zhurmshëm". "E di se kur unë nuk isha këtu - komentoi Guardiola - ata të City ishin fqinjët e zhurmshëm, por tani nuk e di nëse është më kështu. Në Spanjë, derbi ishin ato me Espanyol e Real, edhe pse me këta të fundit nuk ishte një sfidë mes dy klubeve të një qyteti. Pòr ishte shumë e ndjerë si ndeshje. Në Angli skuadrat e mëdha janë shumë, jo dy si në vendet e tjera kështu që gjërat janë ndryshe. Pòr e di mirë sa vlen për njerëzit e Manchester kjo ndërqytetase".

E sigurtë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. "Me United mund të fitosh ose humbasësh gjithnjë, ndodh gjithcka - thotë Pep - kjo edhe për faktin se përballesh shpesh. E di vlerën tonë, por nuk mund të fitojmë gjithnjë". E në fakt në kampionat në këtë sezon United e ka mposhtur City 2-1. Tani është revanshi.

Të këshilluara

Video/ Lukaku shtang Hysajn dhe Napolin

Katërmbëdhjetë minuta i janë dashur Romelo Lukakut për të kaluar në avantazh Inter në San Paolo përballë Napolit. Një transfertë ku zikaltrit nuk fitojnë prej 2...

21:19

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI