Flash

I zakonshmi Crouch: anglezi rrezikon ta dëbojë gruaja nga shtëpia për një tatuazh!

Lapsi.al 8 January 2020
I zakonshmi Crouch: anglezi rrezikon ta dëbojë gruaja nga shtëpia

Gjatë "podcast"-it të tij të famshëm, Crouch mendoi t'i bënte një shaka gjysmës së tij më të mirë, të mrekullueshmes Abbey Clancy. Por për fat të keq situata i ka dalë jashtë kontrollit dhe ish-bomberi i Tottenham dhe Liverpool rrezikoi të nxirrej nga shtëpia.

Arsyeja e mosmarrëveshjes është një tatuazh në krahun e futbollistit. Gjatë transmetimit ai fillon drejtpërdrejt, duke shpjeguar se kishte bërë “tatuazhin më të keq të të gjitha kohërave. Gruaja ime do të zemërohet, shpresojmë që ajo ta pëlqejë”. Subjekti, nuk ka nevojë të prezantohet, që është ish-sulmuesi me festimin e famshëm prej roboti që e bëri atë një legjendë me fanellën e ekipit kombëtar të Anglisë. Ndërkohë tatuazhi është tejet jorealist dhe e bën veprën e artit tepër të shëmtuar për të qenë e vërtetë. Dhe në fakt është false, por këtë nuk e di Znj. Crouch. Dhe burri i saj, duke e thirrur live ndërsa filmohet nga kamerat, është i kujdesshëm që mos t’i tregojë…

Reagimi i Abbey është gjithçka përveçse i lumtur. "Oh Zoti im, ti po tallesh. Kush është ai person? Nëse ti, por me njëqind kilogramë më shumë. Në plazh do të dukesh si idiot, kështu që problemi është i yti. Nëse kjo gjë është në krahun tënd, mos u kthe në shtëpi". Shkurt, nuk është mbështetja që mund të presësh nga gruaja jote. E cila, siç shpjegon "Mirror", nuk dëshiron të dëgjojë asgjë tjetër dhe sulmon me zemërim. Me pak fjalë shakaja ia doli plotësisht dhe Crouch mund qetësojë bashkëshorten, duke i shpjeguar se bëhet fjalë vetëm për një lojë dhe se tatuazhi i keq është i rremë. Dhe përgjigjja e Abbey është epike: "Nuk mendoj se Beckham do të mund të përballonte një tatuazh të tillë, e jo më ti". I goditur dhe i fundosur, por të paktën, Crouch nuk u nxorr jashtë shtëpisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46