Flash

Carabao Cup: Gjithcka e hapur në kthim mes Leicester e Aston Villa

Lapsi.al 8 January 2020
Carabao Cup: Gjithcka e hapur në kthim mes Leicester e Aston Villa

Një vend në finalen e kompeticionit nuk e ka fituar ende, por Aston Villa ka bërë një rezultat të rëndësishëm, 1-1 në fushën e Leicester, duke shkuar në kthim me favorin e ndeshjes në shtëpi. Pasi ka eleminuar Liverpoolin e moshave, që Reds u detyruan në aktivizonin për shkak të impanjimin në Botërorin e Klubeve në të njëjtën kohë, Aston Villa i ka shkuar shumë pranë befasisë edhe në King Poëer Stadium të Leicesterit.

Aston Villa ka qenë skuadra më e mirë në 90 minutat e para, pavarësisht se fitorja i ka ikur nga duart 15 minuta nga fundi. Vendi i dytë në Premier League është befasuar nga kundërshtari që në kampionat është më shumë se në vështirësi, ku në minutën e 28 kaloi në avantazh me golin e Guilbert.

Nuk mund të pajtohej me rezultatin Leicester, që në pjesën e dytë kërkoi me insistim barazimin, që në fakt e arriti vetëm në minutën e 74 të ndeshjes. Edhe atëherë vetëm një gabim i mbrojtjes së Villians i dha mundësinë Vardy të shërbejë për Ihanacho, që nuk fali , duke barazuar rezultatin, e duke e lënë gjithcka të hapur për sfidën e 28 janarit.

Kujtojmë se çifti tjetër gjysmëfinalist në këtë kupë të Anglisë është ai mes Manchester United dhe Manchester City, me skuadrën e Guardiola që ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-3.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46