Flash

Gjesti prekës i Koulibaly: dhuratë për një lypës natën e Krishtlindjes

Lapsi.al 9 January 2020
Gjesti prekës i Koulibaly: dhuratë për një lypës

Kalidou Koulibaly është në pritje të rikthehet në fushë, pas dëmtimit në këmbën e djathtë, por jashtë futbollit senegalezit nuk i ka munguar protagonizmi, duke treguar se përvec një lojtar i jashtëzakonshëm është edhe një njeri me zemër të artë. Në ditët e Krishtlindjes, por është mësuar vetëm tani, mbrojtësi i Napolit i ka dhuruar 500 euro një lypësi, ndërsa ishte jashtë një qendre tregtare në Napoli.

Një gjest bamirësie drejt një emigranti nga vendi i tij, por Koulibaly nuk është i ri në këto veprime. Shpesh, si rrëfen Corriere della Sera, del nga shtëpia dhe dhuron mbulesa, shalle e xhupe pë rata që vuajnë nga i ftohti në rrugë. Mes gjesteve të denja për tu përmendur edhe 10.000 euro të dhuruar në 2018 familjes së një 13 vjecari, që duhet ti nënshtrohej një ndërhyrje të rikonstruksionit të fytyrës. Koulibaly ka treguar gjithnjë kujdes për Senegalin, mjafton të kujtosh kërkesën e një fëmije që i kishte shkruar: "Shkolla jonë nuk ka banja. Na ndihmon?". E thënë e bërë: Kalidou e tregoi veten edhe këtë herë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46