Flash

Allegri në qershor: Manchester United vendos për trajnerin

Lapsi.al 9 January 2020
Allegri në qershor: Manchester United vendos për trajnerin

Vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit kanë dobësuar pozicionin e Ole Gunnar Solskjaer tek Manchester United e në Angli tashmë janë kthyer të mendojnë për Massimiliano Allegri, kandidat për pankinën e Red Devils edhe përpara se të vendosej për Solskjaer. Ish-tekniku i Juventus në efekt është kontaktuar informalisht nga drejtuesit e klubit anglez, por ka kthyer të njëjtën përgjigje që i ka rezervuar të tjerëve, që e kishin kërkuar muajt e fundit: "Faleminderit por nuk futem në lojë me kampionatin në vazhdim: do të pres deri në fund të sezonit".

Pasi është afruar me pankinën e Arsenal, që më pas firmosi me Arteta, tani Allegri kthehet kandidati I vetëm për Red Devils, një hipotezë gjithnjë e më e mundshme, duke qenë e sponsorizuar nga Alex Ferguson, gjithnjë tepër vlerësues ndaj italianit, që në anën tjetër nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për një eksperiencë në Premier League. Por kohët nuk janë pjekur ende, Allegri prêt fundin e këtij sezoni që e ka dashur pushim, për tu kthyer në pankinë në sezonin 2020/21.

Nëse situata tek Manchester United precipiton, Daily Mail ka bërë të qartë se klubi mund të mos presë dot deri në qershor, duke marrë Mauricio Pochettino si zëvendësues të mundshëm të Solskjaer.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46