Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Dridhet Mourinho, frikësohet Anglia: sezoni në rrezik për Kane

Lapsi.al 9 January 2020
Dridhet Mourinho, frikësohet Anglia: sezoni në rrezik për Kane

Problem i madh për Tottenham e trajnerin e tij, José Mourinho: sulmuesi kryesor i Spurs, Harry Kane, duhet të operohet dhe do të kthehet vetëm në prill, duke rrezikuar të humbasë të gjithë sezonin. Lajmin e ka njoftuar vetë klubi londinez, që shpjegon se Kane "do të pësojë një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e majtë, për shkak të këputjes së një tendine të pësuar në sfidën kundër Southampton, në datën 1 janar.

Kapiteni i londinezëve do të kthehet të stërvitet vetëm në muajin prill, gjë që e bën të mundur të jetë në fushë vetëm në maj. Në fakt, menjëherë pas ndeshjes, Mourinho kishte shprehur frikë të madhe për shkallën e dëmtimit të sulmuesit, gjë që është konfirmuar nga kontrollet klinike e nga vizitat e kryera këto ditë. Kane, 11 gola deri tani në Premier e 27 në sezon mes ndeshjeve të klubit e kombëtares, është edhe kapiten i Anglisë e, nëse kohët konfirmohen, do të ketë më pak se dy muaj për të qenë gati të udhëheqë shokët në fushatën e Euro 2020.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46