Flash

Juve, Higuain ndalet: është në dyshim për Romën

Lapsi.al 9 January 2020
Juve, Higuain ndalet: është në dyshim për Romën

Tre ditë nga ndeshja e madhe kundër Romës, Gonzalo Higuain alarmon Juventus. Siç raporton faqja zyrtare e Juventusit, sulmuesi argjentinas "kreu stërvitje të personalizuar, pas një lodhje të lehtë në kofshën e majtë". Asgjë veçanërisht shqetësuese, por sfida e Olimpico po troket dhe për këtë arsye Pipita mund të konsiderohet në dyshim. Në rast konfirmimi, Ramsey do të veprojë si fantazist pas Ronaldos dhe Dybala.

Juve do të kryejë të premten në mëngjes një seancë të re stërvitore e cila do të japë më shumë informacion mbi shëndetin e Higuain. Vetëm nëse lodhja do të ketë kaluar plotësisht, Sarri do të mbështetet te Pipita. Kjo edhe sepse alternativat nuk mungojnë: duke filluar nga Ramsey, autor i një testi të shkëlqyeshëm kundër Cagliari, për të vijuar te Douglas Costa dhe duke përfunduar me Bernardeschi.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI