Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Apeli fundos ish-sulmuesin e Juventus me 3 vjet e 6 muaj burg: avokati akuzon për tendencë

Lapsi.al 9 January 2020
Apeli fundos ish-sulmuesin e Juventus me 3 vjet e 6 muaj burg: avokati akuzon

Ish-sulmuesi i Juventus Fabrizio Miccoli është dënuar në apel me 3 vjet e 6 muaj për zhvatje e agravuar me metodën mafioze. Vendimi i dhënë në seksioni i parë penal i Gjykatës së apelit në Palermo, konfirmon atë të shkallës së parë. Ish-kapiteni i Palermos mungonte në momentin e leximit të vendimit. Avokatët e tij kanë bërë të ditur se do të prezantojnë ankimim tjetër kundër vendimit.

Gjykata ka pranuar tezën e akuzës, sipas të cilës ish sulmuesi - mes të tjerëve i Palermos, Juventus, Fiorentina e Lecce - i është drejtuar Mauro Lauricella, të birit të një bosi të mafias për të rikuperuar një shumë parash, afërsisht 20mijë euro lidhur me një kredi të marrë nga ish-fizioterapisti i Palermo Giorgio Gasparini ndaj sipërmarrësit Andrea Graffagnini.

I ashpër komenti i Gianpiero Orsino, një nga avokatët e ish-futbollistit. “Ky procedim ka nisur në shkallën e parë kur kishte që në atë kohë një kërkesë për ta arkivuar nga ana e Prokurorisë që nuk është marrë në konsideratë. Një prerje koke. Sot kemi një person krejt jashtë ngjarjes, që nuk mund ta përfshijë - ishin fjalët e tij -. Edhe një profan, duke lexuar letrat, do ta kuptonte si është përcaktuar vendimi. Jemi përpara një dënimi që nuk ka lidhje me faktet. Vetë prokuroria kishte vendosur kohë më parë të mos kërkonte proces sepse nuk kishte asnjë hipotezë krimi të Miccoli”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46