
Vetëm dy ditë pasi parlamenti shqiptar ktheu në ligje aktet normative të qeverisë për të pamundësuar të drejtën për të protestuar në vend përmes gjobave, masave represive dhe pengimit të lirisë së lëvizjes, manifestimi i këtij 28 nëntori tregoi se se ato nuk arrijnë të ngjallin më frikë. Qindra protestues po përleshën të shtunën, dhëmb për dhëmb me policinë përrreth bulevardit “Dëshmorët e kombit” duke përballuar topat e ujit dhe gazin lotësjellës të përdorur në mënyrë shproporcionale.

Masat represive të qeverisë u mbështetën pothuajse krejtësisht edhe nga Gjykata Kushtetuese që pezulloi vetëm gjobën 5 mijë lekshe, por la përkohësisht në fuqi të gjitha të tjerat.
Por ndërsa Kushtetuesja pezulloi në 26 nëntor gjobat për bllokimin e rrugëve, shumica e gjyqtarëve refuzoi të pezullojë pjesët e tjera të kontestuara si perimetrat ndalues rreth institucioneve, shpalljen e “zonave të mbrojtura” nga këshillat bashkiakë dhe dëbimet individuale 48-orëshe, ndërhyrjen e policisë në rrjetet sociale dhe aplikacione për fshirjen e mesazheve, si dhe gjobat e tjera administrative që shkojnë deri në 500 mijë lekë.
Por pavarësisht ligjeve të mazhorancës socialiste dhe përkrahjes së tyre nga leva të pushtetit si gjykatësit kushtetues, protestuesit kanë dëshmuar se as i kanë lexuar dhe as i njohin këto ligje që synojnë të mbrojnë pushtetin e një njeriu.
Porsa filloi marshimi nga sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë, një grupim të rijsh të maskuar të paisur me shkopinj dhe molotovë i paraprinë turmës duke sulmuar disa institucione dhe duke filluar të gjuajnë me grurë selinë e kryeministrit.
Ndërsa para zyrave të shefit të qeverisë ishin tubuar makina të reja ujëhedhëse, të mbuluara me flamurin kombëtar dhe ishin shfaqur policë me motorrë të shpejtë, që futeshin mes turmës për të hedhur gaz lotësjellës, kjo nuk i ka dekurajuar përplasjet e dhunshme.


Në disa raste protestuesit kanë zbrapzur policinë duke përdorur për të goditur kalldrëmin e bulevardit dhe molotovët.
Njësoj si edhe në protestat e mëparshme sasia e gazit lotësjellës, dhuna barbare ndaj qytetarëve dhe pengimi i punës të gazetarëve nga policia kanë karakterizuar tubimin e sotëm. Por në manifestimin e ditës së pavarësisë lajmi kryesor qe se njerëzit e grisën paketën anti protestë të Ramës duke dëshmur se taktika e frikësimit nuk ka rezultuar efikase.
LAPSI.AL