Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Dhurata e Inzaghit është Totti: Benevento prezanton blerjen e re

Lapsi.al 10 January 2020
Dhurata e Inzaghit është Totti: Benevento prezanton blerjen e re
Benevento ka një numër 10 të ri. Një fantazist që ka kaluar një jetë si verdhekuq, duke shënuar edhe 250 gola në Serie A. Një goditje e vërtetë në fakt, sepse bëhet fjalë për…Francesco Totti dhe ai që e ka bërë të ditur manovrën është vetë trajneri i kampanëve, Pippo Inzaghi: “Pas një tratative shumë rraskapitëse kemi arritur ta mbyllim! Ju prezantoj fantazistin e ri të Beneventos. Është gjithmonë bukur të të shikosh përsëri, sa emocione të bukura së bashku”. Trajnerit i qendron pas fijes edhe profili zyrtar i shoqërisë, me një mesazh direkt drejtuar numrit 10 Viola: “Më fal Nikolas, por këtë fanellë do të duhet t’ia japim atij”. Bëhet fjalë, sigurisht, për një shaka.
MIQ TË VJETËR – Pas Simone Inzaghi, edhe ish-kapiteni i Romës ka kaluar nga “Mancini Park Hotel” i kryeqytetit (ku Benevento është në grumbullim në prag të rifillimit të kampionatit) për të përshëndetur ish-shokun e Kombëtares. Inzaghi dhe të tijët janë të parët në renditje me 46 pikë, +12 nga Pordenone e dyta dhe me mbrojtjen më të mirë, vetëm 9 gola të pësuar. Asnjë, në historinë e Serisë B (as edhe Juventus) nuk kishte bërë kaq shumë pikë në 19 ndeshje. Të dielën e 19 janarit në “Vigorito” do të mbërrijë Pisa, e trembëdhjeta. Megjithatë, përtej lajmërimit të Inzaghi, fanella me numër 10 do të vazhdojë të mbahet e veshur nga Nicolas Viola.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46