Flash

Video/ Poker i United, tris i Chelsea: Southampton i shtron rrugën e titullit Liverpool

Lapsi.al 11 January 2020
Video/ Poker i United, tris i Chelsea: Southampton i shtron rrugën e

Premier League ka prodhuar një tjetër javë spektakolare, me rezultate të rëndësishme, me befasi e natyrisht shumë gola. Efekti i lajmëve për kontaktin e Manchester United me Allegri ka mobilizuar Solskjaer, skuadra e të cilit është imponuar me rezultatin 4-0 kundër Norwich City në Old Trafford. Sukes me tre gola edhe për Chelsea, që ruajnë pesë pikët e diferencës me United, në një garë të ethshme për kualifikimin në Champions. Të lumtur pa luajtur duhet të jenë kryesuesit e Liverpool, ndjekësit e të cilëve janë mundur në King Power Stadium 1-2 përballë Southampton.

Manchester United triumfon pa probleme ndaj Norwich Cityn në Old Trafford me rezultatin 4-0 duke fiksuar tre pikë të rëndësishme, të paktën për të qetësuar situatën, sidomos pas humbjes në derbi në Carabao Cup. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Rashford në minutën e 27-të, pasi një asist të Juan Mata. Red Devils shënuan dy gola në dy minuta: në të 52 Rashford realizoi nga pika e bardhë, pas penalltisë së shkaktuar nga Tim Krul, ndësa Martial vë firmën e tij pas 120 sekondash. Llogaritë për Manchester i mbyll Greenwood në minutën e 76, ndërsa me 34 pikë United vazhdon të ndjekë ëndërrën Champions.

Problemi është se Chelsea po ruan të njëjtin ritëm. Londinezët e Frank Lampard kanë shënuar tre herë në portën e Burnley, duke mbajtur larg vendit të katërt Red Devils. Blues kërkuan të mbyllin sa më shpejt historinë, por rezistenca e Burnley mori në fund në penalltinë e shndërruar në gol nga Jorginho në minutën e 27 të ndeshjes. U bë shumë e thjeshtë më pas për skuadrën e Stamford Bridge që dyfishoi shifrat pas 9 minutash me Tamy Abraham. Sulmuesi anglez vazhdon të impresionojë me formën e tij, ndërsa ka lavdi edhe për një tjetër djalë të artë Calum Hudson-Odoi.

City dhe Liverpool nuk kanë luajtur ende, por kanë motiv mjatueshëm për të qenë të kënaqur. Leicester i vendit të dytë është mundur në shtëpi. Djemtë e Brendan Rodgers kanë dështuar të fitojnë kundër Southamptonit, edhe pse e filluan mirë ndeshjen, duke shënuar në minutën e 14 me Praet, por Southampton barazoi në minutën e 19 me anë të Armstrong dhe kaloi në avantazh 9 minuta nga fundi me Ings, duke i shkaktuar Leicesterit humbjen e pestë sezonale dhe duke i lënë ata me 45 pikë .

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Crystal Palace 1 - 1 Arsenal

Chelsea 3 - 0 Burnley

Everton 1 - 0 Brighton & Hove Albion

Leicester City 1 - 2 Southampton

Manchester United 4 - 0 Norwich City

Wolverhampton Wanderers 1 - 1 Newcastle United

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46