Flash

Strakosha shpëtimtari i Lazio: “Fat i mirë që goditja e Insigne nuk hyri”

Lapsi.al 12 January 2020
Strakosha shpëtimtari i Lazio: “Fat i mirë që goditja e

Thomas Strakosha, portieri i Lazio, ka qenë protagonisti absolut në fitoren rekord të kryeqytetasve përballë Napolit, sidomos me atë pritje të fundit që i mohoi Insigne barazimin. Pas ndeshjes, në zonën mikse, portieri i kombëtares shqiptare ka folur për ambicjet e bardhekaltërve dhe episodin që ruajti fitoren: “Fati i mirë që nuk hyri në rrjetë goditja e Insigne dhe arritëm të marrim fitoren e dhjetë radhazi. Një sukses i merituar, edhe pse në pjesën e dytë kemi vuajtur pak. Jemi duke jetuar një moment të mirë, jemi të gjithë të kënaqur. Duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe me këmbë në tokë”.

E parë në këtë moment, Lazio duket se mund të shqetësojë fare mirë dyshen e kreut Inter e Juventus e megjithëse Strakosha nuk e shqipton, nuk është se nuk e mendon titullin kampion. "Objetivi ynë mbetet Champions. Të ëndërrosh të bën gjithmonë mirë, por objektivi jonë mbetet ai", theksoi portieri kuqezi.

Në fund Strakosha jep edhe një mesazh për kolegun e tij Ospina, që me gabimin e bërë i shkaktoi Napolit humbjen, në rastin e golit të Immobile: "Më vjen shumë keq. Ai është një portier i madh, është një fenomen. Mori përsipër një rrezik, mund të qëndrojë gabimi, por mbetet një kampion shumë i madh".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46