Flash

Video/ Lazio rekord: Immobile fundos Napoli, Strakosha nuk e lë të dalë

Lapsi.al 11 January 2020
Video/ Lazio rekord: Immobile fundos Napoli, Strakosha nuk e lë të

Përsëri Lazio, përsëri një fitore për Inzaghi. E dhjeta radhazi në kampionat, rekord absolut për skuadrën bardhekaltër, që fiton edhe kur nuk e meriton (barazimi do të ishte më i drejtë), falë aftësisë së kryegolashënuesit Immobile, që shfrytëzoi një gabim të Ospina pak minuta nga fundi.

Inzaghi nuk e kishte mundur kurrë Napolin si trajner, por ia del në fund të një ndeshje në të cilën skuadra e tij ishte më pak brilante se zakonisht. Megjithatë, bardhekaltrit konfirmojnë edhe një herë karakterin e hekurt, që nuk ndikohet nga presioni, gjë që i karakterizoi vitin e kaluar.

Napoli është ana tjetër e medaljes. Nëse Lazio, në seri pozitive e në besim të plotë tek vetja, arrin të fitojë edhe pa dominuar, Napoli i shkalafitur i këtij sezoni humb edhe kur nuk e meriton. Formacioni i Gattuso, pas një pjese të parë të organizuar, nuk u tregua i aftë të gjente portën, gjë që në fakt Lazio e bëri në rastin e parë. Mario Rui pasoi keq për Ospina, portieri ngatërrohet e Immobile i merr topin e shënon në një pozicion të prirët. Napoli fundoset, por në përpjekjte për të dalë gjen Strakoshën pengesë të pakalueshme. Portieri shqiptar është i jashtëzakonshëm në goditjen e Insigne, që kishte mundësinë e vetme për të barazuar ndeshjen.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46