Flash

Miura vendos rekordin e ri: rinovon në moshën gati 53 vjeçare

Lapsi.al 12 January 2020
Miura vendos rekordin e ri: rinovon në moshën gati 53 vjeçare
Kazuyoshi Miura mund të jetë i vetmi që ka zbuluar sekretin e përjetësisë. Sulmuesi japonez datëlindja 1967 e ka surprizuar të gjithë botën edhe një herë, duke rinovuar kontratën me Yokohama FC e përgatitet për sezonin e tij të 35 si profesionist. U duk se kontrata e firmosur një vit më parë do të ishte e fundit për ish-lojtarin e kombëtares, që luan në Kategorinë e Dytë nga 2005, duke e përmirësuar edhe njëherë rekordin, që mbahej nga vetë ai: si lojtari më i vjetër që luan në fushat e futbollit profesionist, në moshën gati 53 vjecare (i mbush në shkurt). Ish-sulmuesi i Genoa nuk njeh plakje, pavarësisht flokëve të bardha, të paktën në fushë. Miura, që ka luajtur edhe në Itali me fanellën e Genoa në sezonin 1994-1995, do të vazhdojë të zbresë në fushat e J2-League (divizioni i dytë) japonez e është po aq entuziast sa në nënshkrimin e kontratës së tij të parë si profesionist. Në fakt me këtë rinovim, vështirë se dikush ndonjëherë do të arrijë të thyejë rekordin e sulmuesit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46