Flash

Liverpool vret kampionatin: poker në shtëpinë e ndjekësit më të afërt

Lapsi.al 26 December 2019
Liverpool vret kampionatin: poker në shtëpinë e ndjekësit

Në ndeshjen në të cilën Leicester shpresonte të ngushtonte diferencën me Liverpool kryesues, duke përfituar edhe nga lodhja e Reds në Botërorin e Klubeve, gjërat nuk shkuan aspak mirë për Foxes. Jo vetëm që nuk arritën të rikuperonin pikë, por dolën të asfaltuar nga makina e Jurgen Klopp, që fluturon drejt titullit kampion me 13 pikë avantazh nga vendi i dytë.

Atë që shpresonte ndoshta Guardiola të shihte (City është -14 nga Reds) e zhbëri Roberto Firmino pas gjysëm ore lojë. Sulmuesi kaloi skuadrën nga Merseyside në avantazh, duke e thelluar edhe më shumë diferencën mes dy skuadrave në renditje. Braziliani shënoi në minutën e 31 me një goditje potente në krosimin e Arnold, duke i hapur rrugë suksesit të skuadrës së teknikut gjerman.

Penalltia e minutës së 71 shembi edhe shpresat më të vaktëa të Leicester për të dalë të paktën me pikë nga përballja me Reds. Milner nuk gaboi me ftohtësinë e sigurinë e një kapiteni, duke vendosur distancën e sigurisë, që demoralizoi plotësisht Foxes. Nuk shpjegohet ndryshe rrëzimi brenda katër minutash, me dy gola të tjerë, që i dhanë përmasa humbjes. Firmino i dhe vetes kënaqësinë e dygolëshit, ndërsa Arnold kompletoi pokerin, që megjithatë nuk e bën sulmin e të kuqve më të mirin e Premier League.

Liverpooli ngjitet tashmë në kuotën e 52 pikëve, 13 para Leicester, e me një ndeshje më shumë për të luajtur. Manchester City është 14 pikë larg me një ndeshje më shumë për të luajtur gjithashtu, por Citizens ngushëllohen të paktën me faktin se me 50 gola në 18 ndeshje, kanë realizuar 4 më shumë se Liverpool, që nuk duket se shqetësohet nga kjo statistikë.

Të këshilluara

"Ajo tha... po": ylli i Nba propozon me sukses

“She said yes” (Ajo tha po). Me tre fjalë të thjeshta e një foto të publikuar në Instagram, Marco Belinelli, 33 vjec, ka njoftuar botën për martesën e ardhshme ...

18:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI