Flash

Zlatan Ibrahimovic kthehet tek Milan: këto janë shifrat e tratativës

Lapsi.al 26 December 2019
Zlatan Ibrahimovic kthehet tek Milan: këto janë shifrat e

Tani nuk ka më dyshime: Zlatan Ibrahimovic po kthehet tek Milan. Lojtari i ka thënë 'po' Maldinit e Boban që në orët e ardhshme do të mundohen të mbyllin tratativat, duke sistemuar detajet e fundit

ekonomike me Mino Raiola. Mungon vetëm firma e pastaj suedezi do të jetë në dispozicion të Pioli: në 30 dhjetor do të jetë në Milanello për rinisjen e stërvitjeve.

Dhurata e Krishtlindjes për Milan ka mbërritur me vetëm një ditë vonesë: Zlatan Ibrahimovic është sërisht kuqezi. Suedezi është i bindur të pranojë propozimin e drejtuesve milanistë e në orët e ardhshme do të firmosë një kontratë prej 6 muajsh me rinovimin për 12 muaj të tjerë lidhur me golat e shënuar. Gjashtë muaj për të treguar, se në moshën 38 vjec, është ende i aftë të bëjë diferencën në Serie A.

Ka pritshmëri për mbërritjen e tij në Milano ku do të kryejë vizitat mjekësore para se të rifillojë stërvitjet. Tre milionë euro deri në qershor e pastaj 6 të tjerë në rast rikonfirmimi: këto janë shifrat e negociatave.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI