Flash

"Nuk kam difekte", Cristiano Ronaldo hedh sytë nga Champions: "Dua gjithcka tek Juventus"

Lapsi.al 26 December 2019
"Nuk kam difekte", Cristiano Ronaldo hedh sytë nga Champions:

Zbavitje, pasion për punën e dëshirë për të befasuar akoma. Cristiano Ronaldo ka fituar shumë, por nuk mendon të heqë dorë e trofetë e ardhshëm dëshiron ti ngrejë lart me fanellën e Juventus: "Është prioriteti im. Dua gjithcka tek Juventus e në kulturën italiane, jam i lumtur këtu e kam dëshirë të luaj akoma për ndonjë vit". CR7 ndihet në formën maksimale: "Më i miri i momentit jam unë, nuk kam difekte. Pastaj vitin tjetër të shohim"

Një karrierë që pas hapave të parë tek Sporting Clube i Lisbonën shpërtheu me Manchester United: "Më kujtohet ajo miqësore kundër United, isha shumë i emocionuar, por i lumtur për mënyrën si luajta, ishte e jashtëzakonshme. Në fund të ndeshjes Sir Alex Ferguson më tha se më donte në Manchester. Isha 18 vjec dhe isha shumë i lumtur. Tani është ndryshe sigurisht, kur nis të luash futboll sheh gjithcka shumë ndryshe, je më i shpenguar. Jam edhe sot shumë i lumtur që luaj futboll - ka treguar për Dazn Cristiano Ronaldo -, por e shoh gjithcka në mënyrë tjetër. Dua të fitoj trofe, që është prioriteti im, e të luaj mirë. 18 vjec mendon vetëm të zbavitesh. Por kam të njëjtin motivim, jam i lumtur e dua të luaj ende për ndonjë vit".

E tashmja quhet Juventus e kampionati italian, edhe pse me stadiumin torinez është i lidhur me kujtimin e golit më të bukur të realizuar: "Ajo rovjeshatë kundër Juventus ishte goli më i bukur që kam shënuar ndonjëherë. E shënova kundër Buffon, që më përgëzoi, në një stadium të madh. Më duartrokitën të gjithë, ishte e mrekullueshme. Jam i lumtur tek Juve, më pëlqen gjithcka tek kjo shoqëri që është klubi më i mirë në Itali, ka një histori të jashtëzakonshme. Dua edhe Italinë e kulturën e objektivi është të fitoj shumë trofe me Juven".

Në Serie A në fakt është më e vështirë të shënosh gola: "Nga një në 10 është e vështirë 7. Mbrojtësit më të fortë janë ata me të cilët stërvtiem si Bonucci, Chiellini e De Ligt. Kundërshtari më i ashpër ishte Chiellini, kam luajtur kundër tij në Champions dhe ishte shumë e vështirë". Por mes kampionatit e Champions, CR7 nuk ka dyshime tek zgjedhja: "Champions është kompeticioni më i mirë për klube, më pëlqen ta luaj më shumë se cdo kompeticion tjetër".

Të këshilluara

"Ajo tha... po": ylli i Nba propozon me sukses

“She said yes” (Ajo tha po). Me tre fjalë të thjeshta e një foto të publikuar në Instagram, Marco Belinelli, 33 vjec, ka njoftuar botën për martesën e ardhshme ...

18:30

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI