Flash

Skandal në Itali: topi gjysëm metri brenda, arbitri nuk jep gol

Lapsi.al 26 December 2019
Skandal në Itali: topi gjysëm metri brenda, arbitri nuk jep gol
Skandal arbitral në "San Vito" të Cosenza, ku viktima e pafat është Empoli. Në minutën e 83 të sfidës në Serie B mes toskanëve e vendasve, në fakt, arbitri i ndeshjes e asistentët e tij nuk e kanë kuptuar se topi i goditur nga jashtë zone nga Samuele Ricci ka kaluar linjën e portës afërsisht me... gjysëm metri, pasi u përplas në traversë dhe më pas në fushë. Sipas arbitrit Pezzuto, në fakt, topi nuk është futur kurrë plotësisht në portë e kështu nuk e ka vlerësuar golin, për dëshpërimin e skuadrës së Muzzi. Në fund, Empoli ka dalë i mundur 1-0 e me një lojtar më pak për të verdhën e dyfishtë të Laribi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI