Flash

Luis Enrique nuk fshihet për Euro 2020: "Spanja favorite me pesë skuadra të tjera"

Lapsi.al 26 December 2019
Luis Enrique nuk fshihet për Euro 2020: "Spanja favorite me pesë

Luis Enrique dëshiron që 2019 të largohet sa më shpejt, edhe pse nuk do ta harrojë kurrë, e shpreson që 2020 ti sjellë ndonjë buzëqeshje më shumë. Ndoshta duke filluar nga Europiani 2020, që Spanja e tij do ta luajë me etiketën e "një ndër skuadrat favorite".

Tekniku 'i ri' i Roja është kthyer të flasë pas stuhisë që shoqërioi kthimin e tij në pankinën e Kombëtares, me daljen nga skena me shumë polemika të ish-krahut të tij të djathtë Robert Moreno. "Ndjej se kam stimuj të mëdhenj - shpjegon ish-tekniku i Barcellona - por kjo për mua nuk është dicka e re sepse një nga të mirat e pakta që kam është pikërisht të jap entuziazëm e impenjim maksimal në gjithcka bëj. Dëshiroja këtë rikthim - vazhdoi 'Lucho' - edhe pse thonë se aventurat e dyta nuk janë kurrë pozitive. Unë shpresoj të shkojë mirë e të gëzohemi me suksese, jam kthyer për këtë.

2019 ishte një vit i shëmtuar për mua e familjen time e shpresoj që 2020 të jetë më i mirë". Një vit që koincidon me Europianin që Spanja do ta luajë si favorite, bashkë me Francën kampione e botës. Pas rezultateve zhgënjyese në Euro 2016 e Botërorin 2018, Furitë e Kuqe duhet të përballen me Suedinë e Poloninë e një tjetër skuadër që vjen nga playof: "Shorti na ka vendosur favoritë e nuk fshihemi. Nuk po zbuloj Amerikën, na pëlqen të jemi skuadra favorite, do të jetë e komplikuar, nuk ka dyshim, por shpresojmë ta konfirmojmë me rezultate. Asnjë skuadër nuk është mbi të tjerat, as Franca nuk është superiore ndaj pesë apo gjashtë të tjerave që janë favorite", përfundoi iberiku duke iu referuar Gjermanisë e Hollandës.

Të këshilluara

"Ajo tha... po": ylli i Nba propozon me sukses

“She said yes” (Ajo tha po). Me tre fjalë të thjeshta e një foto të publikuar në Instagram, Marco Belinelli, 33 vjec, ka njoftuar botën për martesën e ardhshme ...

18:30

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI